HISTORIA E NJE SHPIKESE DHE SIPERMARRESEJE TE SUKSESSHME AMERIKANE (Joy Mangano)
- December 11, 2020
- Posted by: Erisa
- Category: Blog
Joy Mangano ka lindur në New York, në Long Island, SHBA dhe pas mbarimit të shkollës së mesme, ajo filloi Universitetin e New Yorkut, duke u diplomuar në vitin 1978, me një diplomë BA në administrim biznesi. Pas kolegjit, Mangano punoi në vende të ndryshme, u martua dhe lindi tre fëmijë. Në vitin 1989, Mangano u divorcua dhe shkoi të jetonte në Smithtown, New York dhe zbuloi se ideja e parë që i kishte lindur, ishte një frymëzim nga rrëmuja e përditshme e punëve të shtëpisë.
Pastruesja Mrekulli
Të merresh me tre fëmijë, nuk është shpesh punë frymëzuese. Kështu Mangano, e pashpresë nga punët shtëpiake shpiku një pastrues, të cilin e quajti “Pastruesi Mrekulli”. Ajo harxhoi disa vjet për ta përmirësuar produktin e saj, i cili do ta ndihmonte në heqjen dorë nga detyra e pashpirt e pastrimit. Në vitin 1990, krijoi një prototip dhe prodhoi 100 copë, e në fund të proçesit, ajo kishte harxhuar më shumë se 100,000 USD, e kishte harxhuar të gjitha kursimet dhe madje kishte marrë borxh. Produkti, i cili premtonte jetëgjatësi dhe shtrydhje të lehtë, zinte pak vend në supermarket.
Me pak reklamë dhe shumë aftësi shitjeje, Mangano manaxhoi të shiste disa qindra produkte vitin e parë, së bashku me fëmijët e saj të cilët e ndihmonin për të plotësuar porositë.
“Që nga fillimi, unë kam qenë e fokusuar që të kem vulën e Mbajtëses së mirë të shtëpisë. Unë doja të dilja në TV e t’i tregoja të gjithëve se “Pastruesi Mrekulli” e ka këtë. Tani, unë mund të them me krenari se 26 produktet e mia janë aprovuar”.
Teleshitjet
Niveli tjetër e dërgoi Manganon në TV, ku ajo e dërgoi Pastruesin Mrekulli tek drejtuesit e QVC (nje stacion televizioni). Pas lancimi të reklamës në televizion, shitjet nuk shkuan mirë, kështu Mangano sugjeroi se nëse do të ishte vetë ajo në reklamë, pastruesi do të shitej. Dhe kështu ndodhi. Dalja e saj për herë të parë në TV, ndihmoi që të shiteshin më shumë se 18,000 produkte në më pak se një orë. Por ky ishte vetëm fillimi, si për produktin, si për suksesin e Manganos. Që prej asaj kohe ajo ka shitur miliona Pastrues Mrekulli dhe mv vonë për produktet si Rolykit (çanta e rrotullueshme), Huggable Hangers (varëse rrobash) dhe Piatto Bakery Box (kuti pjekese e lezetshme).
Në vitin 1999, Mangano e shiti kompaninë e saj, Indigenous designs, tek kompania mëmë “Home Shopping Network (HSN)”, ku ajo mbeti si presidente e kompanisë.
Në vitin 2014, rezultoi se “leckat” e Manganos, arritën në ekranin e madh, duke u bërë film, me regji te David O. Russell, me titull “Joy”, me aktore Jennifer Lawrence në rolin e Mangano. Filmi doli në ekran Ditën e Krishtlindjes në 2015, në SHBA dhe aktorja protagoniste ka fituar çmimin Globi i Artë, për komedinë më të mire dhe aktoren më të mirë.
“Diçka që kam mësuar gjatë rrugës time, është se duhet të kesh kurajo në jetë. Mund te bësh gjëra fantastike në çdo nivel. Nuk duhet të ndryshosh botën; duhet thjesht të ndikosh tek njerëzit që të rrethojnë, e kjo është mahnitëse.”
“Unë do të jem një mentore për këdo që dëshiron të krijojë një biznes, produkt apo shërbim dhe nuk është e sigurt sesi ta bëjë atë. Për mua, është shenjë e vërtetë suksesi,nëse mund të ndihmoj dikë që t’ja dalë.”