Free Webinar – Etika e Komunikimit në mjedisin e punës

Etika e komunikimit në ambientin e punës është sa një domosdoshmëri edhe një sfidë në momentin që nuk jemi të qartë në lidhje me qasjen që duhet të paraqesim dhe hapat që duhet të hedhim për efikasitetin e tij.

Të ndalosh dhe të reflektosh është jetike në procesin e rritjes, sidomos në fushën profesionale. Nëpërmjet këtij trajnimi, i tërë procesi i reflektimit dhe përmirësimit të aftësive në komunikim bëhet më i lehtë edhe për ju.  I bëni vetjes pyetje si këto;

1-Çfarë duhet të themi dhe çfarë jo?

2- Ku dhe kur duhet ta themi?

3- A zhvishemi nga çështjet personale para se të shkojmë në punë?

4- Komunikim me respekt dhe profesionalizëm. A është në axhendën tonë?

Nëse po, ky trajnim është pikërisht ajo që ti po kërkon.  

Ne besojmë tek trajnerët tanë dhe suksesi i tyre, jeni gati ti bashkoheni edhe ju përmes këtij trajnimi interaktiv?

Kur:

E premte, 15 Janar, 19:00 PM

Ku:

Online, Zoom, Tirana.

Panelistë:

1-Albana Mucaj, Themeluese e Qendra Kallz,

2-Alba Alishani, producente/prezantuese A2CNN

3-Bardha Qokaj, Koordinatore e Informacionit dhe Medias, IOM Albania