Si të rrisni shitjet? Udhëzime dhe këshilla nga Booking.com

Meqenëse kjo është një kohë e pasigurt për turizmin e shkaktuar nga Covid-19, një nga platformat më të mëdha të rezervimit në internet, Booking.com, ka krijuar udhëzime dhe këshilla së të rrisni shitjet të cilat mund t’i lexoni më poshtë.

Për akomodimet private me qera ditore , Direct Booker po krijon oferta speciale gjatë gjithë vitit. Këto oferta janë mënyra më efikase për të rritur rezervimet tuaja kur ju nevojiten më shumë. Përmes ofertave speciale, ju mund të rrisni rezervimet tuaja të hershme, rezervimet në minutën e fundit, si dhe të inkurajoni  të bëjnë rezervimin e tyre për një periudhë më të gjatë. Booking.com ofron mundësi të ndryshme kur bëhet fjalë për oferta speciale, por në varësi të kushteve që akomodimi juaj I pushimeve  duhet të plotësojë për një lloj të caktuar promovimi. Booking.com promovon ato objekte që përdorin promovime në fushatat e tyre globale përmes postave elektronike dhe faqeve të partnerëve. Duke përdorur këtë lloj strategjie, struktura juaj akomoduese e pushimeve bëhet më e dukshme dhe e arritshme për klientët e mundshëm.

Shikoni ofertat speciale që përdorim në Direct Booker për të rritur numrin e rezervimeve tuaja në platformën Booking.com.

Rezervuesit e hershëm – Oferta në minutën e parë

Tërhiqni ata turistë që rezervojnë akomodimin e tyre shumë më përpara se të tjerët. Një nga mënyrat se si të tërheqni këtë lloj turisti është duke vendosur oferta me zbritje për periudhën e ardhshme psh për një sezon të caktuar ose vitin tjetër.

Genius – Programi i Besnikërisë

Një program ekskluziv besnikërie që i afron pronarët e strukturave akomoduese me qira pranë rezervuesve më të shpeshtë të Booking.com. Si një partner i Genius, prona juaj do të marrë një etiketë speciale Genius me të cilën do të arrini një shikueshmëri më të mirë dhe një rritje të renditjes në rezultatet e kërkimit në faqen e internetit të Booking.com. Prona juaj do t’i shfaqet asaj kategorie të udhëtarëve që udhëtojnë më shpesh, rezervojnë paraprakisht dhe shpenzojnë më shumë kur rezervonjë.

Rezervuesit e minutës së fundit – Marrëveshja e minutës së fundit

Një nga mënyrat më efektive se si të mbushni me lehtësi dhoma bosh dhe të tërheqni klientë është heqja e opsioneve si adresa e banimit ose informacionet e kartës së krediti. Këto “ lehtësira “ do t’i bëjnë klientët të bëjnë rezervimet përmes pajisjeve mobile më  shpejtë dhe pa shumë proçedura.

Mobile rate – Tarifa e celularëve

Rezervimet e bëra përmes aplikacionit celular në Booking.com tejkalojnë vazhdimisht ato që bëhen në desktop. Ky është një opsion ideal për tërheqjen me të shpejtë të turistëve. Ajo çfarë ju duhet të bëni është të ofroni një zbritje prej të paktën 10% për të gjithë përdoruesit e celularëve.

Country rate / GEO rate – Tarifat për vendet specifike

Mënyra më e mirë për të tërhequr turistë nga vende të veçanta dhe për të hyrë në tregje të reja. Tarifat e vendit përfaqësojnë zbritje të synuara të cilat mund t’u ofroni turistëve nga tregu që ju zgjidhni.

Preferred – Program i preferuar i partnerit

Programi i preferuar i partnerit është një program ekskluziv që sjell një shikueshmëri më të lartë me 30% për pronarët e skturkturave akomoduese private. Ekziston një grup specifik kriteresh që duhet të përmbushen për t’u bërë pjesë e këtij programi. Strukturat akomoduese të renditura brenda këtij programi marrin një shikueshmëri më të madhe në rezultatet e kërkimit dhe marrin një ikonë të veçantë ” thumbs – up ” e cila vepron si certifikata e miratimit nga Booking.com.

Rezultati i Pronës – Renditja e cilësisë së faqes

Përmbajtja e faqes së pronës tuaj duhet të tregojë një histori dhe të bindë një turistë të mundshëm pse ia vlen të qëndrojë aty. Duke shfaqur informacionin e duhur, ju po vendosni pritjet reale për turistët, gjë që nga ana tjetër sjell vizitorë të kënaqur, vlerësime dhe rezervime të reja.

Politikë fleksibël – 5 ditë

Zgjedhja e këtij opsioni ndihmon prenotimet tuaja të rriten pasi politika e anulimit është fleksibël. Përdoret në kohë pasigurie për t’u dhënë pak shtysë udhëtarëve për të rezervuar pasi që ky opsion mundëson anulimin falas deri në pesë ditë para mbërritjes.