Një trajnim mbresëlënës

Të gjithë e kemi gjetur veten në atë situatë – të ngecur në një sallë të madhe me shumë prej kolegëve tanë, duke dëgjuar një instruktor që një Zot e di se çfarë po përpiqej të bënte.

Siç mund ta keni kuptuar deri më tani, të jesh në krye të një trajnimi, konference apo një mbledhjeje me përmasa të mëdha nuk është gjithmonë e lehtë. Faktikisht mund të jetë një sprovë e vërtetë e aftësive tuaja për të gjetur ekuilibrin e duhur mes ruajtjes së përqendrimit të sallës dhe përcjelljes së informacionit që do përcillni.

Por kur jeni përballë vështirësisë së gjetjes së metodave për ta bërë më interaktive një mbledhje – mos u alarmoni! Ndiqni këto hapa për një përgatitje më cilësore nga ana juaj dhe arrini të prezantoni me efektivitet, angazhojeni publikun tuaj dhe kthehuni në instruktorin e preferuar të të gjithëve.

Përgatituni

Kjo mund të duket si një nga ato gjërat e nënkuptuara që s’ia vlen të përmenden, por mendojeni pak; në sa evente keni qenë ku instruktori ka qenë i papërgatitur – me shumë mundësi më shumë se një!

Përgatitja e tejkalon punën me slidet e PowerPoint dhe fletët informuese. Ditën e trajnimit, krijoni mundësinë që të arrini më herët, mblidhni energjitë dhe jepini vetes mundësinë për tu ambientuar me çdo aspekt të materialit dhe publikut që do keni. Kjo është edhe më e rëndësishme në momentin që do mbani një trajnim në një vend të panjohur. Merrni kohë paraprakisht për të kontrolluar kapacitetet e sallës, vendeve dhe faktorëve të tjerë që mund të ndikojnë tek cilësia e trajnimit tuaj – ngutja në momentin e fundit me organizmin e punëve operative, nuk do bëjë gjë tjetër, veçse tju shterojë energjitë.

Përgatite Sallën

Nuk ka rëndësi sa i përgatitur je ti për të mbajtur një trajnim bombë, mos merrni përsipër të hulumtoni që edhe publiku juaj është në të njëjtën faqe. Kështuqë, në fillim të trajnimit, është me vend dhe produktive, të marrësh kohën e duhur për ti njohur pjesëmarrësit me kolegët e tyre, me ju dhe patjetër, me temën. Planifiko një seksion të shkurtër të trajnimit për një prezantim të përgjithshëm të asaj që do diskutohet, ti përgjigjuni pyetjeve dhe të thyeni akullin – për shembull dukeikërkuar të gjithëve të ndajnë emrin e tyre, pozicionin e punës dhe restorantin e preferuar. Shpeshherë, thjesht fakti që njerëzit mund të prezantojnë veten e tyre,indihmon që të ambientohen. (Dhe nëse je me fat sa të kesh të drejtë të ndërhysh në buxhet – jepi kafe. Ndihmë e vërtetuar.)

Angazho Publikun

Mbani parasysh që publiku juaj nuk do e marrë atë dije që po kërkon nëse thjesht rri ulur aty dhe dëgjon fjalët që dalin nga goja jote – shumica e njerëzve mësojnë me shumë më tepër efiçencë dhe e përthithin informacionin siç duhet në momentin që bëhen pjesë e asaj që po u prezantohet. Seancat më të mira të trajnimit, statistikisht, kanë rezultuar të jenë ato që i kanë dhënë dëgjuesit mundësinë të përfshihet në bashkëbisedim me trajnerin dhe të vërtetojë praktikisht në moment atë që poipërcillet në teori – nëpërmjet kthimit të situatës në një lojë me role apo dialogut të hapur me instruktorin. Mbajeni publikun e përfshirë me anë të futjes së metodave bashkëkohore si kuizet apo seancat me pyetje-përgjigje.

Argëtohu!

Në momentin që ke kaluar kohë e kohë duke u përgatitur, dhe gjërat fillojnë të zenë vendin e tyre siç duhet, lejoji vetes të qetësohesh pak dhe ta shijosh eksperiencën. Nuk ke pse të jesh një humorist i madh, por kjo nuk të ndalon të përdorësh shaka të caktuara apo anekdota të personalizuara gjatë trajnimit që do drejtosh – kjo e ndihmon audiencën të krijojë një lidhje më të fortë me ty dhe të vijojë të jetë i interesuar në lidhje me atë që po ndodh.

Empatizo me Turmën

Edhe po të jesh instruktori më i përgatitur në botë, ndonjëherë të rastis ta gjesh veten mes një grupi që thjesht nuk është aq i tërhequr nga ti. Shumë instruktorëve me famë botërore dhe përvojë shumëvjeçare i ndodh të gjejnë veten në këto pozita dhe jo, paniku nuk është kurrë zgjidhja; merrni kohën e duhur që të bëni një pauzë dhe të mund të ktheheni më një vizion të ndryshuar të asaj që fillimisht po përdornit si metodë për angazhimin e publikut tuaj.

Nëse grupi të jep përshtypjen e rënies në letargji, edhe përdorimi i thjeshtë i një topi antistres mund të të ndihmojë ta rikthesh vëmendjen e tyre, duke e hedhur nga një pjesëmarrës tek tjetri në ndjekje të pyetjeve. Nëse ndërkohë, e gjeni veten nga ana tjetër e medaljes; shikoni që pjesëmarrësit e kanë marrë me shumë entuziazëm dhe vrull seancën, krijoni mundësinë e një pushimi të shkurtër. Po ashtu si aktorët, të cilëve u duhet të arrijnë një nivel të caktuar empatie, kushtoji vëmendjen e duhur pjësëmarrësit, gjuhës së trupit që manifestojnë dhe përshtypjeve spontane që ju japin.

Merr Përshtypje

Marrja e një feedbacku në kuadër të trajnimit të mbajtur është një nga mënyrat më efektive për matjen e informacionit që ata kanë procesuar, asaj që ata kanë pëlqyer më së shumti dhe më së paku nga prezantimi juaj. Në varësi të strukturës së seancës suaj, mund të ndiqni metoda të ndryshme në finalizimin e këtij hapi si nëpërmjet formularëve të anketimit teksa pjesëmarrësit largohen apo me një email.

Tregohu i hapur kundrejt përshtypjeve që do marrësh dhe përdor atë që mund të mësosh në avantazhin tënd – të dish çfarë shkoi dhe nuk shkoi si duhet të jep mundësinë të bësh përshtatjet e nevojshme në atë çka ti, si instruktor, përcjell tek publiku yt dhe herën e ardhshme mund të arrish një shkallë më lart në profesionalizmin tënd në mbajtje trajnimi. Sado i mirë të jesh në fushën tënde, gjithmonë ka vend për përmirësim të teknikave tuaja!

Mbi të gjitha, ji i përgatitur dhe i vëmendshëm. Mbani parasysh që publiku juaj do mbartë energjinë që ju i transmetoni me vete për pjesën e mbetur të ditës, kështu që pak përgatitje ekstra nga ana jote ia vlen duke e ditur që do të të mundësojë sukses në atë që do përcjellësh. Nëse bën të mundur që ti dhe publiku yt të ndiheni rehat, çdo gjë tjetër shkon në vendin e duhur.

Një Trajnim Mbresëlënës