Historia pas Albacademy

Kompania Albacademy është themeluar në vitin 2017 me zyra qëndrore në Tiranë. Duke qënë pjesë e kompanisë Albpastrim, Albacademy ka filluar veprimtarinë e saj në trajnimet afatshkurta profesionale të stafit si dhe me trajnime dhe kurse në sektorin e Hoteleri – Turizmit.

Albacademy si risi në Albpastrim ka sjellë teknikat më të shpejta dhe më efikase që ndërtojnë aftësitë tuaja, për të marrë një edukim praktik që do t’ju ndihmojë të përmirësoni produktivitetin. Zgjeroni aftësitë tuaja, trajnoni punonjës të ri për të rritur rezultatet e biznesit . Ka zhvilluar projekte në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare si Swiss Contact, Giz Proseed në sektorin e Hotelerisë “Housekeping dhe Etika ne Punë” në qytete si Shkodër, Lezhë, Vlorë, Korcë, Voskopojë, Gjirokastër, Sarandë. Ne vitin 2019, Albacademy zhvilloi më tej strukturën e saj dhe fushën e trajnimeve duke ofruar kurse, trajnime online dhe offline për kategori të ndryshme si për biznese, ashtu edhe individë në Zhvillim Biznesi, Hoteleri, IT, Higjenë, Marketing etj.

Sot ajo ka arritur në krijimin e një strategjie të personalizuar në programet e trajnimit për partnerët e saj, duke vazhduar të rritet duke përdorur teknologjitë për të bërë me të lehtë nevojat e individëve.

Misioni

Gjenerimi i rritjes dhe zhvillimit të aftësive personale dhe profesionale të individëve, si dhe të bizneseve dhe organizatave të vogla dhe të mesme me fokus të ngjashëm përmes ofrimit të programeve të trajnimit, konsulencës, stërvitjes, mentorimit, kërkimit dhe vlerësimit sistematik të nevojave të klientit.

Vizioni

Ngritja dhe transformimi i jetëve përmes fuqisë së edukimit dhe përvojave të përbashkëta.

AlbAcademy Housekeeping Review

Ndiqni një review të shkurtër nga menaxheri i Pinea Hotel dhe Spa për trajnimin e Housekeeping nga AlbAcademy.

PROJEKTE

Keni një projekt
në mendje?