Përgjatë 2020, nga shumë njerëz është bërë pyetja, “Kur do ti kthehemi normalitetit në punë?” Shumë nga ne arrijnë ta kuptojnë, sidoqoftë, që përgjigjja e vërtetë është, “Kurrë.”
Teksa i afrohemi 2021, shikojmë se si po hyjmë në një botëkuptim të ri të normalitetit në punë, në të cilin, për shumicën, vendi i punës nuk ka më një vendodhje fizike.
2020: Përshtatja me Punën nga Shtëpia
Faza e parë e këtij realiteti të ri kishte të bënte pikërisht me përshtatjen. Ajo çfarë shumica e njerëzve e menduan si një problem madhor fillimisht – të lidhnim njerëzit nëpërmjet teknologjisë në mënyrë që të vijonim punën tonë – rezultoi më e lehtë nga sa e kishim menduar. Një numër i konsiderueshëm i punëve kanë rezultuar shumë më efektive nga ajo çfarë pritej prej tyre para pandemisë.
Faza e dytë ishte pikërisht normalizimi i të parit të ambientit të shtëpisë si një ambient pune dhe kuptuam që ishte shumë më mirë nga ç’mund të kishim ëndërruar ne. Mos vallë nuk ka aq shumë rëndësi se nga ku punojmë apo mësojmë? Mbase të punosh në distancë është në rregull.
Fakikisht, ndërkohë që për një pjesë ka qenë një stërmundim i vërtetë të përpiqeshin të përshtateshin, pjesa tjetër e ka shijuar vërtetë aspektin e leverdisë, fleksibilitetit dhe rehatisë të të punuarit nga shtëpia (pa përmendur kohën e humbur me transport). Shumica e organizatave kanë përditësuar sistemin dhe praktikat e tyre në mënyrë radikale përsa i pëket punës dhe komunikimit nga distanca. Shumë menaxherë nga ana tjetër kanë treguar një përmirësim të dukshëm në lidhje me standardin e pritshmërive dhe ndjekjes së performancës së punonjësit pikërisht nga mungesa e prezencës fizike. Pavarësisht humbjeve të mëdha financiare që pandemia shkaktoi, shumica po zbulojnë që produktiviteti, cilësia, madje edhe morali i punonjësve ka treguar rritje përgjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit që lamë pas.
Gjatë fazës së tretë, u vu re masivisht që njerëzit po ndiheshin sikur e kishin tejkaluar dozën e duhur të komunikimit dhe zbuluam fenomenin e “lodhjes nga Zoomi”. Sigurisht, lodhja nga Zoomi është një version i asaj që para pandemisë e njihnim si fenomenin e përhapur të lodhjes nga mbledhjet. E megjitëse këto mbledhje bënë të mundur që ne të ndanim mendime dhe shumë më tepër së bashku gjatë kësaj periudhe të vështirë, nuk arrijnë tërësisht të plotësojnë atë që vërtetë i duhet një marrdhëdhënieje; kinetikën njerëzore.
Në momentin që ne i humbasim ritmet e të punuarit në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, me të tjerët, na mungojnë elementë të cilat teknologjia nuk na i mundëson dot por që ne i vlerësojmë shumë – si raportet, shijimi, besimi, kreativiteti dhe inovacioni.
Qeniet njerëzore janë të predispozuara për të qenë së bashku, që në fillimet e grupimeve në gjueti të kafshëve të egra së bashku në skuadra bashkëpunuese. Edhe në Zoom, ka një mungesë të theksuar të të dhënave vizuale dhe auditore. Humbasim kaq shumë nga “hendeku në afrimitet”, përfshirë këtu dy përfitimet kryesore: ndërveprimin spontan dhe kreativiteti i brendshëm.
2021: Faza e Katërt
Faza e katërt është diçka akoma e re që vetëm tani po fillon të ceket nga ne. Nga njëra anë, kemi identifikuar tërë llojet e punëve që nuk mund të kryhen në distancë dhe nga ana tjetër, punonjësit që arrijnë të kryejnë punët e tyre në distancë nuk e konsiderojnë më mundësinë e kthimit në formën tradicionale të punës. Dhe vërtetë, pse ta bëjnë? Përfitimet e punës në distancë janë shumë të mëdha. Përveç kësaj, drejtuesit e bizneseve nga ana tjetër, janë ndërgjegjësuar në lidhje me shpenzimet e larta dhe deri diku edhe të panevojshme mbi ambientet e punës, koston monetare dhe kohore të transportit dhe sigurisht, mundësive për të bërë kursime kolosale nga ana tjetër.
Puna virtuale me sa duket u jep kompanive më shumë kontroll mbi punëtorët, jo më pak.