3 Mënyra për të motivuar punonjësit pa kosto financiare
Njerëzit në një kompani/organizatë janë një nga elementët më të rëndësishme dhe njëkohësisht më delikatë.Them më të rëndësishem sepse ata janë motori që bëjnë të ecë përpara një kompani, të rritet e të zhvillohet. Dhe nga ana tjetër më delikate sepse flasim për njerëz me ndjenja dhe emocione, jo për makineri të cilat me një buton bëjnë punën e tyre sa herë dhe gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Flasim për njerëz të cilët nuk janë gjithmonë në gjendjen më të mirë të mundshme, nuk japin rezultate në punë cdo herë njësoj në bazë te ndjesive që I përcjell ambjenti I punës. Prandaj motivimi dhe nxitja e punonjësve për të dhënë më të mirën e vetes në kompani, duhet të jetë një nga prioritet e drejtuesve dhe Burimeve njerëzore. Drejtuesit përgjithësisht mendojnë se e vetmja gjë që I motivon punonjësit është ana financiare, por nuk është kështu. Mëposhtë do të gjeni tre mënyra sesi të motivoni punonjësit pa kosto financiare.
Vlerësoni kontributin individual të cdo punonjësi
Punonjësit I duhet bërë e ditur se si puna e tij është një pjesë e rëndësishme drejt qëllimeve të përgjithshme të kompanisë. Ai do të ndihet krenar dhe do te angazhohet maksimalisht në punën e tij nëse është I vetëdijshëm që përpjekjet e tij kanë ndikim në kompani. Qofshin këto përpjekje të mëdha apo të vogla.
Kjo nuk do të thotë se drejtuesit duhet t’a shpërblejnë punonjësin financiarisht sa herë bën një punë të mirë. Një falenderim ose një kompliment mjafton për t’a bërë atë të ndihet mirë dhe I vlerësuar si dhe për të krijuar besnikëri dhe inkurajuar të punojë gjihtmonë e më shumë.
T’I japësh mundësi rritje
Sidomos në rastet kur biznesi po zgjerohet, t’I japësh punonjësve hapësirë që të rriten brenda kompanisë është një motivues I madh për ta. Me të vërtetë që është dicka e cila kërkon investime, por gjithashtu ndikon dhe faktori psikologjik I të ndjerit I vlerësuar se po I besohet dhe respektohet për punën e tij. Në rast zgjerimi të kompanisë mendoni se cili nga punonjësit aktual mund të jetë I përshtatshëm për pozicione drejtuese të reja pune. Në rastet kur vlerësoni e ngrini në detyrë persona të cilët janë impenjuar e kanë dhëne rezultate të kënaqshem në punë, atëherë ato nuk do e shohin si një punë të përkohëshme por si një mundësi për të krijuar një karrierë te plotë në atë kompani.
Pyesni se cfarë duan
Në vend që të supozoni se cfarë duan dhe cfarë pakënaqësish kanë punonjësit është më mirë t’I pyesni drejtëpërsëdrejti. Kjo mund të bëhet nëpërmjet një mbledhjeje me stafin ose personalisht me cdo punonjës. Kjo gjë shërben për të kuptuar më shumë secilin punonjës dhe ku qëndron problem se pse ato nuk po japin performacë të lartë në punën e tyre. Mund të duket e lodhshme dhe e vështirë si procedurë, por e nevojshme dhe shumë produktive. Edhe vet punonjësi do te ndihej më I privilegjuar. Do të ndihej I mirëpritur dhe do e bënte të ndihej mirë fakti që kompania interesohet për mendimet e ndjesitë e tij në pune. Kjo gjë sigurisht duhet të shoqërohet edhe me ndryshime. Ndryshe nuk do kishte vlerë te dëgjoje kënaqësitë e pakënaqësit e secilit pa bërë asnjë ndryshim. Atëherë edhe vet punonjësit nuk do ndiheshin më të motivuar për t’u shprehur. Por do t’I mbanin për vete ato pakënaqësi dhe ambienti I punës do ishte shumë I ftohtë.