Instructor Bio

Shpresa Rupar eshte Trajnere Ndërkombëtare e Licencuar e Programimit Neuro Linguistik nga The Institute of NLP, me të cilin është edhe bashkëpunëtore. Ajo ka një përvojë të pasur në sektorin privat, karrierë që e ka filluar qysh në moshën 22 vjeçare si e punësuar, dhe që e ka vazhduar si menaxhere dhe më tej si themeluese e kompanisë së saj. Kompania e saj e parë ka qenë Maxi Travel, ndërsa sot është themeluese e kompanisë Consulting and Trainings me qendër në Slloveni. Gjthashtu ajo është folëse, përkthyese, blogere, krijuese e disa trajnimeve Online. Programi më i rëndësishëm që ajo ofron për sipërmarrësit, por jo vetëm, është programi (Train The Trainer) Trajnere e trajnerëve të rinj. Një nga trajnimet e para të saj, duke e parë këtë si një nga pengesat kryesore në rrugën drejt suksesit, ka qenë programi, ”Konfidenca dhe vetëvlerësismi”, program tue cilin me kalimin e vieteve e ka profilizuar për interesa të organizatave dhe kompanive të ndryshme.